Lajmi për vdekjen e njërit prej aktorëve të “O sa Mirë” – Art Kurtit, la të pikëlluar shumë njerëz.
Njëri prej tyre është Edi Kastrati, aktori tjetër i këtij seriali, i cili përmes një statusi në Facebook, kujtoi të ndjerin.
“Art,lajmin qe e mora sot nuk kisha dashur ta marr asnjëher në jetë, nuk kam fjalë nuk kam text nuk kam zemer të shkruaj per ty…
Pusho i qetë Art, të kujtoj gjithmonë i buzëqeshur dhe me plot jetë,me ambicje e ide të llojllojshme,pusho i qetë Art”, ka shkruar Kastrati.
Art Kurti u gjet i vdekur sot në mëngjes në një makinë në rrugën Gjakovë-Goden.
Sipas policisë, dyshimet e para janë se i ndjeri kreu vetëvrasje./Prive.al