Gjyshja i ka qëndruar pranë gjtihë jetën dhe aktori Bes Kallaku i është tejet mirënjohës. Ija u bë shumë e famshme si gjyshja e ciftit Xhensila Myrtezai e Bes Kallaku, e madje ajo ka edhe një instagram të sajin, pasi fitoi simpatinë e audiencës.
Meqë këtë të shtunë Ija ka ditëlindjen, Besi ka zgjedhur një urim voluminoz për t’i bërë në rrjete sociale, ku thurr një varg fjalësh të bukura për gjyshen e tij të dashur.
“Ija ime, nuk ta uroj dot ditlindjen duke te thene “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do te te them 1000 falenderime qe mke rrit, 1000 falenderime qe gatuan buken me te shijshme ne bote, 1000 falenderime qe per cdo bekim qe mke dhene, per cdo rrenje domateje qe kemi mbjell bashk, per djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambaket e kurorat me lule dele mbi koke”, e urimi i Besit vazhdon edhe më tutje, meqë falënderimet për Ijen nuk kanë të sosur. /Prive.al