Elvana shuan kuriozitetin: Ky është projekti i dytë ndërkombëtar (VIDEO)

By

Ishte vera e vitit të kaluar kur Prive zbuloi bashkëpunimin ndërkombëtar të Elvana Gjatës, që do pasonte ‘Forever is Over’.

Një duet me reperin TyDolla Sign ishte bërë gati tash e një kohë dhe në bazë të strategjisë së menduar për synimet efamës ndërkombëtare, tashmë është gati për publikim.

Kënga do lançohet me datë 6 Prill bashkë me videoklipin e realizuar përtej oqeanit.

‘Shumë emocionuar që bota do dëgjojë këtë projekt’ – shprehet Elvana në postimin e bërë ku ka shuar kuriozitetin duke ndarë një sekuencë të këtij projekti.

Mbetet të shihet impakti i kësaj kënge që duket të jetë premtuese… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm