Arbana edhe të dielave në ekran?!

By

‘Shihemi sonte në Portokalli’.

Kjo fjali e postuar në rrjete sociale mbi një foto me dy aktorët e spektaklit të humorit ka bërë që ndjekësit e prezantueses Arbana Osmani të shpërthejnë me urime dhe komente për rolin e ri.

Ky postim ka ngatërruar ndjekësit duke bërë që këta të fundit të mendojnë se Arbana do shfaqet në rolin e prezantueses në ‘Portokalli’, që nis sonte sezonin e rradhës pas një pushimi rreth dy mujor.

Sidoqoftë, ky ‘pushtim’ i ekranit nga Arbana këtë fundjavë nuk do ndodhë më meqenëse nuk ka ndërrim në prezantues por thjesht, prezantuesja do jetë mysafire për një skeq.

Kujtojmë se tash e tre javë, Arbana ka nisur sezonin e dytë të ‘Dua të të bëj të lumtur’ që transmetohet të Shtunave në Top Channel. Këtë rradhë edhe si autore, Arbana po ja del suksesshëm të prijë me audiencë në programin e saj që këtë vit po merr edhe më shumë vëmendje e po përçon më shumë emocion tek publiku.

Në ‘Portokalli’, edhe këtë sezon, dyshja do jetë e njejtë. Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi do na shoqërojnë çdo të Dielë. /Prive.al

Shihemi sonte ne ?

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Artikuj të ngjashëm