Mori propozimin si në filma gjatë një udhëtimi në Pragë duke kurorëzuar dashurinë rreth dy vjeçare.
Por, gjërat s’mbarojnë këtu për Afërdita Dreshajn.
Modelja shqiptare do të organizojë dasmën e saj brenda këtij viti!
Ftesat tashmë kanë nisur të shpërndahen dhe siç bëhet e ditur nga Ëho, data e fiksuar është 29 Qershori.
Eventi parashihet të zhvillohet në Florida dhe fotot profesionale të ndara me ndjekësit së fundmi ku Dreshaj dhe Kindl shfaqen më të dashuruar se kurrë kanë qenë paraprirëse për ftesat që i janë shpërndarë tashmë rrethit të miqve dhe familjarëve.
Mezi presim ta shohim Afërditën nuse… /prive.al