Tara me një hap të madh: Teuta s’mund të ishte më krenare se kaq

By

Akoma pa lindur, ajo ishte e famshme.

E bija e Teuta Krasniqit dhe Bleros, Tara përbën një prej fëmijëve që shoubizit që vazhdimisht ka qenë në fokus të medias.

E me rritjen,famën e ka synuar edhe vetë bukuroshja.

Ajo numëron disa këngë të saj dhe paraqitje në projekte të ndryshme por një prej më të rëndësishmeve është zbuluar tek sot, përkundër se ka rreth tre muaj nga publikimi.

Tara është bërë pjesë e reklamës globale të kompanisë së telefonave ‘Huawei’. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit Teuta e cila është ndjerë jashtëzakonisht krenare me të bijën.

E si të jetë ndryshe?! /Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=zC6JU_wyzB4

Artikuj të ngjashëm