‘Menemene’ e ‘Paris – London’ janë dy prej projekteve të Eva Ndoja që kanë ngelur në kujtesën e shumëkujt.
Por, janë bërë disa muaj prej kur këngëtarja nga Shqipëria ka ardhur me ndonjë projekt muzikor.
Ndonëse nuk dihen arsyet që shtynë këngën e re deri tash, e rëndësishme është që pritja merr fund nesër.
Këngëtarja tashmë ka finalizuar këngën e re, solo me titull ‘Me mu’ që publikohet nesër në ora 19:00.
As kësaj rradhe, Eva si ka ndërruar bashkëpunëtorët duke zgjedhur ta krijojë këtë projekt me RedBox Entertainment teksa vëmendje i është kushtuar goxha edhe pamjes së jashtme. /Prive.al/