Si e ftuar në ‘Shiko kush luan’ këngëtarja Rosela Gjylbegu përmendi emrin e Encës, kur u pyet për një artiste më të cilën s’do bënte kurrë duet.
E kjo duket se nuk është kapërdirë aspak lehtë nga Enca.
Në një lidhje LIVE në Instagram mbrëmjen që lamë pas, këngëtarja e hitit ‘Ciao’ është shfaqur goxha e nervozuar kur ka folur me tone therrëse mbi Roselën.
Shkodranen e ka konsidruar plakë 45 vjeçare (ndonëse sapo ka mbushur 30) e cila po tenton të rikthehet ‘fuqishëm’ në tregun muzikor shqiptar, duke i përmendur emrin Encës.
Kjo pjesë kur flet për Roselën është ruajtur nga fansat dhe të plotë, ua sjellim më poshtë. /Prive.al