Soni Malaj, këngëtarja nga Shqipëria është kujdesur qe për 10-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, të festojë bashkë me kosovarët.
Këngëtarja ka paralajmëruar një koncert gjigant në Sheshin e Prishtinës, ku do interpretojë këngët e saja hite e shoqëruar nga një kaste balerinësh.
Pas këtij koncerti që do mbahet me 13-të Shkurt, siç merr vesh Prive, ajo do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara, ku do ketë një turne në disa prej vendeve të populluara me shqiptarë. /Prive.al