Sa ka ndryshuar Yllka Kuqi ndër vite ?! (FOTO+VIDEO)

By

Pas një periudhe pak të gjatë pauze kur krahasohet dinamika e tregut muzikor në diskografinë shqiptare, Yllka Kuqi u rikthye së fundmi me ‘A ke zemër’.

Ky projekt muzikor që u pëlqye shumë nga publiki risolli Yllkën në intervista e performanca televizive.

Në secilën prej tyre, ajo shkëlqeu me imazhin që reflektonte. E pa ngarkuar shumë me grim të tepërt e (zh)veshje, Yllka shërbeu si një shëmbëltyrë e asaj që duhej të dominonte në ekran.

E dorën në zemër, këngëtarja s’ka ndryshuar aspak ndër vite. Kjo vërehet në një prej imazheve të postuara nga vetë Yllka në rrjete sociale dhe vuloset në një performancë të vitit 2005 në Polifest.

Një dekadë rikthim në kohë për shumë persona publik do të ishte një ‘makth’ i vërtetë por e njejta nuk mund të thuhet edhe për gjakovaren! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm