Këndi i shtëpisë i preferuar i Lori Hoxhes është shumë i veçantë

By

Trashëgimtarja e Top Medias dhe fashionistja e njohur shqiptare, Lori Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.

Profilin e saj në Instagram ajo tashmë e ka kthyer në blogun e saj personal ku ka mbi 777 mijë ndjekës. Ajo çdo ditë poston për stilin e jetës së saj, rrobat e markave më të shtrenjta dhe vendet që ajo viziton.

Ajo së fundmi ka zbuluar këndin e preferuar të shtëpisë së saj. Këndi i përbërë nga kristale të ndryshme që me sa duket shërbejnë qëllime të ndryshme.

“Kristali turmalinë i zi për mbrojtje nga energjia negative, ametist për qartësi, akuamarina për ndryshime të mëdha të jetës dhe gur i artë për një të ardhme të artë. Dhe pastaj disa qirinj sepse më bëjnë të ndjehem në shtëpi”. – ka shkruar ajo në instagram./Prive.al

Artikuj të ngjashëm