Mirsa Kërqeli e la muzikën për t’iu përkushtuar familjes dhe mirë ka bërë.
Sado që do i mungojë skenës, ajo po rrit një familje të mrekullueshme. Këngëtarja tani jeton në Kanada me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj dhe para shtatë muajsh është bërë edhe nënë.
Këtë ditë të bukur për familjen e saj të re, Mirsa e ka shënuar në Instagram, duke publikuar një fotografi të vajzës së saj Anës, e cila këtë të hëne u bë plot shtatë muajshe. /Prive.al