Lajmi sapo u dha se ai u bekua me ardhjen në jetë edhe të një djali.
Këngëtari kosovar Alban Mehmeti dhe gurja e tij, janë bërë prindër të një tjetër fëmijë që e kanë pagëzuar me emrin Troi.
Mehmeti tashmë kishte edhe një djalë, ndërsa tani gruaja e tij Fjolla është bërë nënë edhe e një djali tjetër.
“Falënderojmë Zotin e plotfuqishëm që mbrëmë na bekoi edhe me një djalë. Mirë se na erdhe Troi”, ka shkruar Albani në Instagram, duke e dhënë lajmin e gëzuar. /Prive.al