Çka i ndodhi Bleros në Suedi?!

By

Këngëtari Blero Muharremi ka tash e disa ditë që u zhvendos pak në Suedi, për të pushuar e për të kaluar kohë me familjen e cila në shumicë vazhdon të jetojë në shtetin skandinav.

E duket se agjenda e ngjeshur dhe intenziteti i punëve ia kanë pamundësuar qëndrimin për më shumë se katër-pesë ditë tek shteti ku kaloi shumë kohë.

Sot pasdite, këngëtari i njohur është dashur të marrë rrugë drejt Kosovës por udhëtimi është pa mundësuar nga një fenomen i rrallë për Suedinë, i cili tek ne është shumë i shpeshtë.

Aeroporti ka mbetur pa energji elektrike duke paralizuar çdo veprim të mëtejmë të punës normale.

Ngjarjen Blero e ka ndarë me fansat në rrjetin social Snapchat ku ka shprehur konfuzitetin duke mos ditur se a është në Suedi apo në Kosovë ku reduktimet janë të shpeshta.

Edhe kjo i ndodhi ‘babait’ të vakive… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm