Ajo i çuditi të gjithë kur vendosi që ta ndërrojë ngjyrën e flokëve, konkretisht pamjen me të cilën e njihte gjithë bota.
E një vendim i tillë, erdhi papritmas.
Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez, i mbajti flokët e bardha për 2 muaj dhe filloi të gjithëve t’iu hynte në zemër me pamjen e re.
Mirëpo ajo bëri një kthesë q2ysh tani, duke mos hyrë në vitin 2018 si bionde dhe e ktheu ngjyrën e saj të vjetër, ikonike.
Këngëtarja është parë në Texas gjatë festave të fundvitit, me ngjyrën e saj natyrale.
Ajo është parë në një dyqan të fustaneve të nusërisë me kushërirën e saj Priscilla DeLeon gjatë vikendit, dhe sigurisht, Selena s’mund të kalonte pa u vërejtur. /Prive.al