Pas 10 vitesh në Kënga Magjike:  Rikthimi i Nrg Band bën zhurmë!

By

Tashmë kur janë prezantuar të gjitha këngët e festivalit ‘Kënga Magjike’ vëmendja është tek netët live apo ato finaliste.

Përpos çmimit të parë, e rëndësishme në këtë kompeticion muzikor është edhe performanca e po ashtu çmimet tjera që dhurohen.

Një nga pretendentët për të marr çmim në këtë festival është edhe grupi Nrg Band, të cilët u rikthyen pas 10 vitesh në këtë skenë.

‘Gocat me martini’ është projekti i Nrg Band për ‘Kënga Magjike’ por ndryshe nga konkurentët e tjerë kjo këngë u publikua edhe me klip e kjo bëri që vëmendja drejt këtij produksioni të jetë tejet e madhe.

Tashmë e vetmja pikëpyetje mbi këngë është performanca të enjten, kur Nrg Band këndojnë Live./Prive.al

Artikuj të ngjashëm