Noizy na qenka edhe zdrukthëtar, derën e restorantit e punoi vet dhe ja sa mirë! (FOTO)

By

Dita ditës pritet edhe hapja e restorantit të tij.

Reperi shqiptar Rigels Rajku është në përfundim e sipër të të gjitha punëve që kërkohen për një hapësirë si restoranti, dhe tani do jetë edhe sipërmarrës.

Noizy ka ditë që në Instagramin e tij po publikon video e fotografi nga ambienti që e ka rregulluar për restorantin, ndërsa sot zbuloi një detaj që s’e paskemi ditur.

Ai përpos se në rep e në boks, qenka edhe një zdrukthëtar i zoti.

Është vet reperi ai që po e rregullon një derë druri për lokalin e tij të ri dhe një fotografi nga procesi e ka publikuar vet në Instagram.

“Rrugën time e trasoj vet, edhe derën e bëj vet”, ka shkruar Reperi. /Prive.al

Make my own road.. Make my own door..

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Artikuj të ngjashëm