Jemi rritur me komeditë e tij dhe i madh e i vogël e njeh. Emri i tij është shumë-shumë i njohur edhe nga gjeneratat më të reja.
Aktori britanik Rowan Atkinson apo i njohur si Mr. Bean, do të bëhet baba për të tretën herë në moshën 62 vjeçare.
Atkinson që ka dy fëmijë të rritur nga martesa e tij e parë, po pret fëmijën e parë me aktoren 29 vjeçare Louise Ford.
Çifti kanë tri vjet bashkë dhe është raportuar se i janë gëzuar tej mase këtij lajmi, raporton gazeta Telegraph, transmeton Prive. /Prive.al