Agon Amiga thyen heshtjen: Ja çfarë tha së fundmi!

By

Reperi i njohur, Agon Amiga njëherit anëtar i Babastars, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri duke u ‘zhdukur’ në këtë aspekt tash e një kohë.

Ai pavarësisht mungesës në prurje të reja ka qenë mjaft aktiv sa i përket mbrëmjeve muzikore ku krahas me Getoarin kanë qenë prezent në shumë evente.

Ditët e fundit Amiga zuri vend në media edhe për një krisje raportesh me anëtarin tjetër të Babastars, Skivin, me të cilin më as nuk po ndiqen në Instagram fakt ky i cili i dha mediave material për të diskutuar e për tu intersuar nëse raporti në fjalë me të vërtetë është prishur.

Sidoqoftë artisti pa shumë zhurmë ditën e sotme theu heshtjen e tij duke paralajmëruar se një projekt i ri nga ana e tij është tashmë i gatshëm teksa pritet që shumë shpejt të publikohet.

Nuk dihet se me çfarë materiali do të vijë këtë herë artisti andaj paralajmërimi në fjalë na bënë të gjithëve kurreshtar për prurjen e tij të re. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm