Vendosi të bëhet transparent me publikun, e të tregojë se sa para ka fituar me publikimin e këngës së tij të re “Papuçe Gucci”.
Reperi Gjiko, që kapi milionëshin vetëm pas dy ditësh publikimi, u akuzua se klikimet në kanalin e tij në Youtube, i kishte blerë, ngase s’i besuan që i kishte organike.
Dhe për t’i mbyllur gojët e liga, ai ka publikuar një info grafikon, ku sqaron gjithçka.
Ai ka marrë mbi 1 milionë e 200 mijë klikime, dhe nga klikimet e klipit ka arritur të fitojë rreth 300 dollarë.