Këta janë 25 finalistët e Eurovisionit 2022

By

Ka përfunduar edhe nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision dhe tashmë dihen 25 finalistët e Eurovisionit 2022.

Në gjysmëfinalen e parë u kualifikuan 10 vende: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjika, Çekia, Estonia, Finlanda, Polonia, Rumania, Serbia dhe Suedia.

Ndërsa pesë shtetet si: Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale.

Këto shtete do të garojnë mes vete më 14 maj në finale, që do të mbahet në Torino.

Në gjysmëfinale ka garuar edhe Shqipëria me këngëtaren Ronela Hajati, por që nuk ka arritur ta prek finalen e Eurovision 2022. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm