Nuk ka shumë kohë prej kur solli në jetë djalin.
Në secilin hap gjatë shtatzënisë dhe pas, nusja më e komentuar e shoubizit shqiptar, Learta Jakupi ka qenë vazhdimisht nën ‘llupën’ e medias dhe syrin e publikut.
Por vetë Learta është përkujdesur që të mos ekspozohet shumë.
Ajo edhe nuk ka shkelur parimin për të mos shfaqur djalin nga frika e syrit të keq por pak a shumë njejtë ka vepruar edhe me veten.
Me kurreshtjen për rikthimin në linjat trupore, reja e këngëtares Shyhrete Behluli është dukur shumë.
E një imazh më i qartë se sa ka ndryshuar pas lindjes Learta është publikuar sot nga vetë bukuroshja në rrjete sociale përkrah nënës së saj në Zvicër.
Të shumta kanë qenë komentet që e kanë komplimentuar Jakupin për pamjen ndonëse për rikthimin në linjat paraprake dhe rënien në peshë duket që të mos i bëhet vonë, të paktën tani për tani. /Prive.al/