Të martën shënohet nata më e frikshme e vitit, ajo e Halloween. E përgatitjet për të frikësuar kanë nisur qysh tani disa për provë e të tjerë për shkak të eventeve që mbahen paraprakisht.
Me një grim të frikshëm është shfaqur Miss Kosova Universe 2016, Camila Barraza.
Një grim i tepëruar që është në natyrën e ‘natës së shtrigave’ e nxjerr bukur atë, teksa frikën e shtojnë lentet që ka përdorur.
Nuk dihet nëse këtë grim do e përdor edhe të martën, por si zgjedhje është pëlqyer nga ndjekësit e saj./Prive.al