Kjo kolege e ‘ngacmon’ Butrintin (FOTO)

By

Se Butrint Imeri përbën një prej këngëtarëve më të pashëm shqiptarë, këtë besojmë se nuk e vëmë asnjëri në dyshim.

Artisti që depërtoi fuqishëm në skenën muzikore në dy vitet e fundit, njejtë sikurse me këngë, sukses ka korrur për t’i vjedhur zemrat e shumë vajzave që e pëlqejnë tejmase.

Por, përtej disa thashethemeve për romanca me kolege, Butrinti publikisht vazhdon të jetë beqar.

Sidoqoftë, dozat e romantike nuk mungojnë për këngëtarin.

Ai së fundmi ka postuar një fotografi me një trëndafil në dorë nën mbishkrimin: ‘Një lule për ty’.

E në këtë fotografi nuk ka munguar as komenti i një kolegeje të tij, Encës e cila mbase e ‘pakënaqur’ me numrin e luleve ka ngacmuar Imerin duke u shprehur: ‘Vec 1?’

Për të gjithë të interesuarit, nga ky moment e tutje, fotoja e Butrintit le të shërbejë si një leksion i mirë që për Encën duhet një tufë e madhe dhe jo vetëm një lule simbolike. /Prive.al/

Nje lule per ty ?

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Artikuj të ngjashëm