Reperi i famshëm i nominuar dy herë për Grammy, DaBaby rrugës për një shfaqje goditi egërsisht një nga fanset e tij në fytyrë.
Reperi DaBaby u filmua teksa goditi një grua ndërsa ajo u përpoq të bënte një fotografi me të ndërsa ai po shkonte në skenë.
Viktima, Tyronesha Law, u rrëzua nga ajo që duket se është një goditje fortë nga reperi.
Pastaj ai vetëm vazhdoi drejt skenës për të realizuar turneun e tij ‘Up Close N Personal’ në Whisky North, Tampa, sikurse asgjë nuk ka ndodhur.
Mirëpo turma nuk e pritën aspak mirë hyrjen e reperit në skenë dhe kërkonin që të largohej.
Ai që atëherë kërkoi falje, duke thënë se mendoi se ishte burrë.
Tani ai pretendon se gruaja e goditi atë në sy me telefonin e saj, por ajo u tha policëve të cilët ishin thirrur në vendngjarje se ajo as nuk mbante telefon në dorë.
Burimi: DailyMail