Një tjetër këngë nga kampi Babastars!

By

Si grup, këngët e tyre janë të pakta por solo e duete kemi pothuajse çdo muaj nga ky Babastars. Para disa javësh Cozman publikoi projektin e tij të ri ‘Ni nat’, teksa tani është radha për një tjetër produksion nga ky kamp.

Pas Cozyt, radha është e Onatit i cili përmes llogarisë së tij në Instagram ka paralajmëruar projektin e ri.

Siç ndodh gjithmonë tek reperët, teksti shkruhet nga ata teksa instrumentali dhe regjistrimi po bëhet në studio ‘Room 6.

Gjithçka duket të jetë në fazën fillestare, por normalisht që ky produksion nuk shpëton pa videoklip./Prive.al

Artikuj të ngjashëm