Lajme të reja për Irina Shayk dhe Kanye West

By

Ka lajme të reja për Irina Shayk dhe Kanye west, në mesin e lajmeve se ata kanë nisur një romancë.

Nëse nuk e dini, muajin e kaluar, supermodelja 35 vjeçare dhe reperi 44 vjeçar u kapën bashkë në Francë për festën e ditëlindjes së reperit.

Tani një burim ka folur për gjendjen aktuale të marrëdhënies së tyre.

Burimi sqaroi se Irina ndjen me të vërtetë për Kanye, por ‘ajo e pëlqen atë si një mik dhe nuk dëshiron të ketë marrëdhënie me të”. Burimi shtoi për Page Six se Kanye i kërkoi modeles të udhëtonte në Paris të Francës së fundmi, por ajo e refuzoi.

“Ajo nuk dëshironte që të dalë në shtyp me të. Do të kishin nisur thashethemet për një lidhje sërish. Ajo shkoi në ditëlindjen e tij si një shoqe dhe tani nuk dëshiron të lidhet me askënd. Irina është e lumtur që është beqare”.

Artikuj të ngjashëm