Këngëtarja Shkurte Gashi, më në fund e ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë.
Së pari e përmendi këtë lidhje kur e pranoi çmimin në “Zhurma Show”, e më pas ekskluzivisht në një intervistë për Prive, ajo e ka pranuar të ketë një lidhje të lumtur.
“Nuk kam të drejtë të flas për të kaluarën e tij, sepse nuk më takon mua. Për mua është me rëndësi nga dita që e njoh dhe në të tashmen. Krejt ato që thuhen nuk janë të vërteta dhe jam ndjerë keq sa herë kam lexuar tituj me lidhjen time. Jam ndjerë keq sepse nuk jam mësuar të lexoj lajme të tilla për veten”, ka deklaruar këngëtarja.
Ajo cilëson se të gjitha lajmet që kanë qarkulluar për të në mediat e shkruara, kanë qenë me tendencë dhe se gjëra të tilla më s’do të ndodhin ngase do ndërmarrë hapa të tjerë.
“Janë munduar ta njollosin karrierën time. Nuk lejoj as tani që të flasin për mua diçka të pavërtetë dhe ta njollosin karrierën time. Tash e tutje nuk kam më mëshirë, të gjitha të pavërtetat që shkruhen për mua do ta kenë një adresë. Avokati im në Zvicër do të merret me to”. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=EasFFAJt-yM&t=343s