Lajmi se shqiptarja Linda Rei është larguar nga spektakli i kërcimit “Dance ëith me” ka pushtuar mediat prej dy ditësh.
Në fillim u tha se shkak i largimit ishin emocionet dhe reagimet e shumta nga publiku të cilat Linda nuk i përballoi dot.
Mirëpo në një prononcim për Blitz, Linda është shprehur se e vërteta e largimit është shumë ndryshe nga ajo çfarë është thënë.
“Këto fjalë dhe këtë mendim e kanë marrë ata vetë. E vërteta është që fajin e ka të gjithë Vera dhe Popi që nuk i japin rëndësinë e duhur personazheve që kanë disa pretendime, ndoshta për produksionin kushtoja shumë për tu përballuar por në Itali që nuk jam VIP, jetoj shumë më mirë se sa jeta që bëja atje si VIP. Pa kushte për ndonjë kujdesi, edhe ujin që kushton shumë pak duhet ta blija nga xhepi im”, ka thënë Linda.
“Këto fjalë dhe këtë mendim e kanë marrë ata vetë. E vërteta është që fajin e ka të gjithë Vera dhe Popi që nuk i japin rëndësinë e duhur personazheve që kanë disa pretendime, ndoshta për produksionin kushtoja shumë për tu përballuar por në Itali që nuk jam VIP, jetoj shumë më mirë se sa jeta që bëja atje si VIP. Pa kushte për ndonjë kujdesje, edhe ujin që kushton shumë pak duhet ta blija nga xhepi im”, ka deklaruar ajo, raporton Xing.al
Linda së fundmi ka qenë protagoniste edhe e një debati televiziv me moderatoren e TV Klan Rudina Magjistari. Kur kjo e fundit i tha Lindës transgjinore, Linda reagoi, duke thënë se termi nuk është i duhuri që të përdoret në këtë rast ngase ajo, nuk është më një transgjinore por një grua ngase ka ndërruar seksin dhe atë fazë e ka kaluar. /Prive.al