Aktorët e “Friends” morën miliona dollarë për t’u ribashkuar

By

Publikimi i ribashkimit të aktorëve të serialit Friends u bë gjatë javës së kaluar në HBO Max, dhe raportohet se shumica e fansave të tyre tashmë e kanë shikuar këtë speciale.

I gjithë kasti i aktorëve i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer – u bashkuan për këtë speciale, ndërsa tani u zbulua shuma e parave që ata u paguan.

Sipas Wall Street Journal, kastit fillimisht iu ofruan nga 1 milion dollar për këtë ribashkim, por ata me sa duket e hodhën poshtë këtë ofertë, transmeton Klan Kosova.

Më pas, sipas Varuety, aktorët ranë dakord që të paguhen “të paktën” me nga 2.5 milionë secili.

 

Artikuj të ngjashëm