Xuxi kandidon për AAK-në por komplimenton kandidatin e tjetrës parti (FOTO)

By

Këngëtari Naim Bunjaku – Xuxi u inkuadrua në politikë pak kohë më parë me aderimin në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Hapi i parë nga artisti u bë me futjen në listën për kuvend komunal të Prishtinës nga ky subjekt politik por komplimentet, Xuxi po i ka për një tjetër kandidat duke dëshmuar se nuk është ‘politikani’ tipik kosovar me inate për kundërshtarët.

Këngëtari ka komplimentuar Selim Pacollin, kandidatin e Aleancës Kosova e Re i cili po zhvillon një fushatë me qasje komplet ndryshe.

Në një video të këtij të fundit ku fton kundërkandidatët në festën e hapjes së fushatës, Xuxi e ka komplimentuar haptazi kundërshtarin e Arbër Vllahiut të AAK-së përmes komentit ku shprehet: ‘Të lumtë i nderuar’.

Idetë interesante si kjo e Selimit duket se nga ana e Xuxit vlerësohen pa tendencë dhe prapavijë politike, fakt që duhet komplimentuar! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm