Shawn Mendes për këngëtarin shqiptar: ‘Prej më të mirëve që e kam parë’

By

Shawn Mendes është një emër i ri në skenën muzikore ndërkombëtare që numëron një varg hitesh.

18 vjeçari. famën nisi ta marrë në 2013-tën kur startoi me publikimin e cover-ëvë të ndryshëm për të pasuar me këngë të tij si ‘Stiches’ që është shndërruar në një hit global.

Por, kur është fjala tek përkrahja e artistëvë të tjerë, duket se ai nuk ka asnjë kompleks!

Në një takim me fansat, Mendes është pyetur mbi miqësinë me shqiptarin Albert Stanaj.
Duke folur mbi figurën e Stanajt si një këngëtar i ri që po tenton të kap majat në muzikë, Shawn për kolegun pati fjalë në superlativë.

‘E kam takuar teksa punoja në studio dhe dëgjoja një zë nga studio ngjitur dhe pyeta kush është ky. Stanaj është një prej këngëtarëve më të mirë që kam parë ndonjëherë. I pabesueshëm’ – deklaroi mes tjerash për mikun dhe kolegun e tij.

Ndiqni të plotë prononcimin më poshtë. /Prive.al/

Mr. Shawn Mendes you are the man bro!!!#stanaj #shawnmendes

A post shared by Mark Stanaj (@stanajmanagement) on

Artikuj të ngjashëm