Edhe një këngëtare e njohur përlotet në televizion, arsyeja është bashkëshorti i saj

By

Është bërë zakon që këngëtaret tona të përloten në emisione televizive, sa herë flasin për dicka që i prek.

Edhe Irma Libohova në pasditen e djeshme ka qarë në emisionin e Pasdites me Rudina Magjistarin, duke folur për bashkëshortin e saj.

Ajo ka rrëfyer me lot në sy për humbjen e bashkëshortit si dhe mrekullinë që i ndodhi tre ditë më pas.  Kishin kaluar vetëm tri ditë kur Besniku u nda nga jeta dhe Irma mësoi një lajm tjetër të bukur. Një jetë sapo kishte ikur, por një tjetër do të vinte. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot:

“Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”, – thotë Irma për ndjesinë e gjyshes, të cilën e shijon shumë, edhe pse nuk kalon aq kohë sa do të donte me mbesën e vogël. /Prive.al

Auto 640 0 5bf59c39bb5ca1542825258

Artikuj të ngjashëm