Pasioni i ri i Dafina Zeqirit të cilin se kemi ditur më parë (FOTO)

By

Zhvendosja në Amerikë e ka ndryshuar jo pak këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ndonëse e rritur poashtu në një shoqëri perëndimore si Suedia ku nga jetesa e deri tek mentaliteti çdo gjë është ndryshe, edhe jeta përtej oqeanit ka pasur impakt të madh për Dafinën.

Këngëtarja ka ndryshuar shumë nga stili i jetës përfshirë edhe ushqimin me kalimin në vegane para pak javësh.

E duket se koha në SHBA ka bërë që Dafina të zbuloj edhe një tjetër pasion të fshehur – pikturën.

Këngëtarja tashmë po merret intezivisht me këtë pjesë duke përfunduar tre piktura që janë reflektim i  saj.

Mbetët të shihet se kur do të vendosë Dafina të na shuajë kuriozitetin duke e shpalosur për opinionin rezultatin e punës së saj në këtë seksion të artit. Duke pasur parasysh Dafinën në sfera të tjera, nuk do koment që edhe pikturat do jenë unike në llojin e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm