Ditët e fundit të beqarisë së saj po afrohen. Martesa, po i troket në derë.
Dhe si çdo vajzë në prag të nusërisë, ajo po rrezaton lumturi, ngase do e kalojë pjesën tjetër të jetës me njeriun e zemrës.
Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj, po martohet dhe për ceremoninë martesore me aktorin Bes Kallaku, gjithçka është gati.
Madje, pak para ditës së madhe, ajo ka marrë një surprizë nga miket e saja, të cilat i kanë organizuar një lloj feste beqarie, përderisa ato mbanin veshur nga një bluzë ku shkruhet: Ekipi i Nuses.
“Më surprizuan”, është titulli që Xhensila i ka vënë kësaj videoje, ku shihen miket e saja duke festuar ditë përpara martesën e mikes. /Prive.al