Një dasëm që përflitet e pritet tash e një kohë të gjatë nuk kishte se si të rezultonte ndryshe përpos në një event përrallor.
E duket se ceremonia e kurorëzimit të dashurisë së Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës do jetë edhe përtej pritshmërive.
Kjo është lënë të kuptohet që nga ftesat e dasmës të cilat janë definitivisht unike në llojin e tyre dhe si indikatori i parë i diçkaje të veçantë.
E në gjithë këtë punë, nuk është thjesht ‘faji’ i ekipit kreativ të ‘Class’ nga Alketa Vejsiut por edhe vetë çiftit.
Siç ka bërë të ditur Vejsiu përmes një serie të postimeve në Instagram, dizajnuesit e ftesave të personalizuara janë vetë Geti dhe Marina.
Por cilat janë gjashtë më të mirat?! Renditjen nga ‘Class’ e sjellim më poshtë pa specifikuar se për kë janë të ideuara. /Prive.al/