Prive Paparazzi: Zaimina Vasjari me barkun e fryrë shijon jugun

By

Periudha e shtatzënisë për bukuroshen Zaimina Vasjari po kalon komplet jashtë vëmendjes mediatike.

Zai ka vendosur që muajt e pritjes së ëmbël ti kalojë larg nga syri i publikut dhe rrjetet sociale.

Por ndonëse vetë mund t’i ketë ndalur postimet e fotografive dhe madje shpesh po na bën konfuzë me imazhe ku shfaqet në formë, syrit të Prive nuk mund t’i ikë as Zaimina.

Këngëtarja dhe ish-Missi është fotografuar së fundmi në jug të Shqipërisë teksa pushonte krah shoqeve.

Ndonëse nga distance mund të mos vërehet, dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për Prive se Zai gjatë gjithë kohës ka tentuar të mos bie shumë në sy dhe me instiktin e nënës, ka pasur një kujdes të shtuar për pjesën e barkut.

Kujtojmë se bukuroshja është në një lidhje të gjatë prej gati një dekadësh e gjysmë me të dashurin, Klodin, identitetin e të cilit e zbuluam së pari pak muaj më parë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm