Urimin e Ledrit për Ermalin s’e patë, është epik (FOTO)

By

Janë miq tejet të mirë, që i ka lidhur përditshmëria e muzika.

Ledri Vula e këngëtari Ermal Fejzullahu, përpos bashkëpunimeve që kanë sjellë në muzikë, kalojnë kohë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe shpesh shfaqen bashkë.

Dhe ditëlindja e mikut të tij, sigurisht është një rast për të bërë një urim epik. Ledri, të tillë e bëri për ditëlindjen e Ermalit, që dje mbushi 29 vjet.

Ndonëse pak me vonesë, ai e uroi Ermalin duke e vënë në pah se këngëtari ka një sens të mrekullueshëm humori.

“Për krejt ato ditë që kemi qeshur bashkë. Urime ditëlindjen biri. Na u bëfshin nipat dosta”, ka shkruar Ledri, i cili as afër për tu bërë gjysh nuk është.

Ndërsa Ermali, tashmë ka krijuar një familje me tre fëmijë, Artin, Bunën e Erën, të cilët e uruan babanë me një performancë në piano. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm