Dhurata Ahmetaj me menaxhment të ri (FOTO)

By

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ndonëse nuk i ka munguar skenës në dy vitet e fundit ka qenë më e tërhequr nga karriera dhe jeta publike.

Këngët e intervistat nuk kanë qenë të shpeshta mirëpo duket se më në fund është koha për një kapitull të ri!

E një etapë e re në jetën profesionale nuk ka se si të nisë ndryshe përpos me një menaxhment të ri, nga e cila pjesë ka risi.

Prive.al nga burime pranë këngëtares ka arritur të mësoj se ajo tani e tutje do jetë nën menaxhimin e And Islamit, figurë e njohur në kryeqytet dhe i dëshmuar me punën përgjatë viteve si pjesë e MoneyZ.

Mësohet se Dhurata po punon edhe në projekte të reja dhe gjithçka pritet të rezultojë me fryte të punës intenzive pas muajit Shtator.

Një lajm i mirë ky për fansat e këngëtares dhe të gjithë ata që e duan nga dita e parë me hitet që i kanë rezistuar kohës dhe vazhdojnë të mbahen mend. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm