Rino publikon “Pak nga pak”:  Emri i ri që duhet ta mbani mend!

By

Është shquar si një ndër zërat më të veçantë në “The Voice Of Albania”. Këngëtari i cili jeton në Londër, Rino tashmë i ka hyrë me seriozitet punës së tij në diskografinë muzikore shqiptare.

Para pak minutash ai ka publikuar videoklipin më të ri që mban titullin “Pak nga pak”, ku tekstin e melodinë e ka krijuar vetë artisti, teksa muzika nga Gëzim Lazri.

Videoklipi i cili përshtatet me fabulën e notat e këngës ka marrë firmën e Imagine Films. Edhe pse ka pak minuta që është online “Pak nga pak” duket se do të marrë vëmendjen e publikut.

Në anën tjetër, ky është produksioni i dytë pas “Lamtumirë” që u suportua goxha shumë edhe nga artistë të njohur të estradës./Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=oGb7dySxaGw

Artikuj të ngjashëm