Kur Albani dhe Miriami ishin dy të dashuruar pa vëmendjen e publikut (FOTO)

By

Janë pa dyshim një prej çifteve më të bukura e më jetëgjatë ndër artistët modern të shoubizit shqiptar.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ka tash e gati një dekadë që jetojnë historinë e tyre stabile të dashurisë, përtej skandaleve dhe historive që i ngjiten rrugës personazheve të shoubizit.

E tashmë kur kanë gati 10 vite bashkë me vajzën Ameli si fryt të dashurisë, dyshja duket se ndihen pak nostalgjikë për fillimet.

Ka qenë Albani ai që ka postuar një fotografi me Miriamin në vitin 2007 me dashurinë dhe sytë që iu shkëlqejnë po aq njejtë sa sot.

Atëbotë, shtypi vetëm hidhte supozime mbi një lidhje të mundshme bazuar në fjalët që qarkullonin pa ndonjë konfirmim nga vetë çifti. Eh, sa shpejt që ec koha… /prive.al/

Artikuj të ngjashëm