Brenda festës së madhe të Bleros dhe urimi i Afronës për ditëlindje!

By

Këngëtari Blerim Muharremi, festoi të mërkurën mbrëma ditëlindjen e tij të 39-të.

Në mes miqsh e krah të fejuarës së tij Afronës, mbrëmjen e kaloi në një festë të mrekullueshme organizuar enkas për të.

Ndërsa nëpër rrjetet sociale, po qarkullojnë fotografi nga kjo ndejë ku mbi të gjitha, të pranishme qenë edhe fishekzjarrët.

Po në këtë ditë, Blero ka publikuar edhe këngën e tij të re “Ndale”, ndërsa urimi i Afronës ka ardhur pak më vonë.

“Shpirti jem, të të dua ty është ndjenja më e mrekullueshme që e kam në vetën time. Faleminderit që ke ardhur në jetën time dhe i ke dhënë ngjyrë e kuptim”, ka shkruar ndër të tjerash Afrona, duke shtuar edhe vargje si: “Marr frymë për ty, unë pa ty vdes”. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm