Ja çfarë bën Flori Mumajesi me shokë në shtëpinë e Erolld Belegut!

By

U bë e ditur tashmë se ata janë komshinj. Madje shumë të mirë.

Të tillë saqë edhe kur njëri nuk ndodhet në shtëpi, tjetri mund të hyjë e të bëj qejf në oborrin e tij.

Kompozitori Flori Mumajesi, e Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, jetojnë në lagjen Marigona Residence në periferi të Prishtinës.

Fati e deshi që Erolldi të ketë pishinë në oborrin e tij, ndërsa Flori me shoket të kënaqen me freskinë që ofron ajo në këto ditë vape të korrikut.

Flori e ka fotografuar mikun e tij Vik Krajën, duke kërcyer nga oborri i shtëpisë së Erolldit e drejt e në pishinë, një veprim që domosdoshmërisht shoqërohet me rrezikshmëri. Por kjo e dëshmon qartë, se ata i duan aventurat.

“Erolld Belegu, shiko çfarë bëhet kur s’je në shtëpi”, ka shkruar Flori, në një fotografi që ka publikuar në Instagram, duke fotografuar mikun e tij Vik Krajën, që si ‘Spiderman’ hidhet nga ballkoni në pishinë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm