Majlinda i përgjigjet Majkit publikisht për ndodhinë e sotme

By

Ditën e sotme, mediat raportuan se këngëtari nga Babastars, Majk ka qenë pjesë e një episodi aspak të këndëshëm.

I shoqëruar nga një vajzë e re, u tha se ai ka parë Majlindën me djalin dhe ka ulur kokën.

Për Telegrafin, ai mohoi të ketë ndodhur një episod i tillë.

“Unë isha në lokal dhe nuk kam parë askënd, por edhe po të shihja këdo nuk do të ulja kokën para askujt”, ka deklaruar reperi.

Por edhe Zeka ka thënë versionin e saj i cili nuk përshtatet aspak me atë të krijuesit të hitit ‘Katile’.

Përmes Instagramit, Majlinda ka konfirmuar se Majk i ka parë sot, atë dhe djalin Roan dhe ka ulur kokën.

‘Ti na pe dhe e ule kokën, GËNJESHTAR’ – shprehet ajo në postimin e bërë. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm