Komediani shqiptar Ermal Mamaqi, i është gëzuar fort suksesit të Elvana Gjatës.
Publikimi i këngës në anglisht, në synim të një karriere ndërkombëtare, ka bërë që Ermali që udhëheqë me emisionin “Xing me Ermalin”, t’i dedikojë disa fjalë këngëtares përmes profilit të tij në Instagram.
Ai ka publikuar një insert të këngës së saj të re, “Forever is Over”, duke i thurur elozhe këngëtares, që sipas tij, është bërë e madhe.
“Që në fillim e dija që do bëhesh e madhe. Tani sapo nise të pushtosh botën. Ky është vetëm fillimi.
Bëje dhe atë këngën me Justin Biber që të vdesim rahat. BRAVO Motra”, ka shkruar Ermali. /Prive.al