A do të hyjë në politikë Leonora Jakupi?

By

Këngëtarja Leonora Jakupi, në të ardhmen edhe mund të hyjë në politikë.

Në një intervistë për emisionin Klan Kosova, në ditën e zgjedhjeve, pasi këngëtarja ka hedhur votën, ka thënë se të ardhmes nuk i dihet, dhe se krah kolegëve të saj artistë që i hynë politikës, mund të jetë edhe ajo.

E pyetur nga gazetari Vlorijan Halili, se cili do ishte dikasteri ku ajo do drejtonte, Leonora nuk ka qenë hiç modeste, e hiç më pak nuk ka synuar se Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithsesi, ajo ndër të tjerash ka dhënë mesazhin e saj se populli i Kosovës duhet të votojë në këto zgjedhje, pa dallim partie, ngase vota u përket atyre. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm