Kapitulli i ri i Elvana Gjatës merr formë me një video monumentale

By

Dy vitet e fundit të Elvana Gjatës janë shoqëruar me shumë enigma.

Largimi i beftë nga Shqipëria, zhvendosja në Los Angeles e punët intenzive në projektet e reja e kanë përcjellur një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare e cila në heshtje, nisi epokën e re.

E duket që ky kapitull pasues tashmë ka marrë formën e duhur.

Për të parën herë, Elvana ka postuar një video të shkurtër, të xhiruar në Shqipëri ku flet për rrugëtimin e saj të deritanishëm, në një indikacion për publikimin e këngës së parë ndërkombëtare me Poo Bear, producentin e Justin Bieber.

Pritja do marrë fund me 14 Qershor, siç edhe bëhet e ditur në videon e shpërndarë të këngëtares. Numërimi prapa fillon…

14.06.2017 @poobear

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Artikuj të ngjashëm