Po e jetojnë dashurinë si nëpër ëndrra. Dyshja nga Shqipëria, bukuroshja Armina Mevlani dhe i dashuri i saj Shkëlzen berisha, djali i ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, janë të dashuruar deri në veshë.
Armina e cila është bërë 26 vjeçare të martën, ka marrë një urim unik nga i dashuri.
Përmes profilit të tij në Facebook, Xeni e ka uruar bukuroshen me të cilën mbrëmjen e kaluar ka festuar deri vonë, në mes miqsh e qirinjsh.
“Dita e lindjes tënde është dita ime e fatit. Gëzuar ditëlindjen shpirt e faleminderit për gjithë dashurinë dhe pozitivitetin që rrezaton”, ka shkruar Xeni, krahas një fotografie ku shihet i përqafuar me Arminën.