Arton Humolli, fitues i çmimit “Fotografia më e mirë e vitit” në festivalin New York Nil Gallery

By

Fotografi, Arton Humolli është shpërblyer me çmimin e “Fotografisë më të mirë të vitit”, në festivalin e artit New York Nil Gallery.

Ai në “Ora shtatë” në Klan Kosova ka folur për pjesëmarrjen dhe fitoren e tij në këtë festival.

Humolli theksoi se festivali nuk është mbajtur fizikisht, përcjell Klankosova.tv.

“Krejt festivali ka qenë online, për shkak të pandemisë, si shumë tjera, edhe këtu gjithçka ka shku online. Nuk është festival vetëm i fotografisë, por aty marrin pjesë edhe filmat e shkurtë, pikaturat, muzika etj. Pra, është festival i artit në përgjithësi”, u shpreh ai.

Tutje, Humolli tha se konkurrenca në këtë edicion të pestë të këtij festivali, ka qenë shumë e madhe.

Artikuj të ngjashëm